Çmime dhe Vlerësime per Kantinën Skënderbeu.

Njohja e cilësisë së prodhimeve të kantinës sonë nga testues ekspertë, është konfirmuar edhe nga medaljet e marra në konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare në të cilat kemi qënë pjesëmarrës.
Kështu mund të përmendim 28 medaljet e marra në konkurset internacionale të verës në Budapest në vitet 1962 dhe 1963, në Sofie në vitin 1966, në Bukuresht të Rumanisë në vitin 1968, në konkursin ndërkombëtar për verën dhe konjakun në Bullgari në vitin 1972 etj.
Në Itali në vitin 1995 në përvjetorin e 30 të Premio Mondiale, kantina vlerësohet me çmimin “Ercole D`Oro”.
Në të gjitha konkurset e realizuara në Shqipëri për cilësinë e verës jemi vlerësuar gjithmonë me çmimet e para, mund të përmendin edhe konkursin e fundit që u realizua në Tiranë ku kantina jonë u vlerësua me medaljen e artë me verën “Sangiovese”