Vizita në Kantinë

Kantina e Pijeve “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a eshte nje nder atraksionet kryesore per turistet e shumte qe vizitojne Shqiperine por edhe per studentet nga fakultete te ndryshme te vendit dhe jo vetem .

Kantina ofron per turistet dhe shoqerite turistike paketa te shumellojshme ku perfshihet Vizita ne Ambientet e Kantines , Vizita ne Vreshtat 40 Ha ne Arapaj , Degustimin e produkteve te prodhuara prej nesh (shoqeruar me Finger Food ), gjithashtu dhe mundesine e blerjes se ketyre produkteve .

Studentet kane mundesine te njohin sektore te ndryshme te kantines sic jane : distilimi , reparti i prodhimit, proceset e ndryshme qe zhvillohen , gjithashtu edhe laboratorin i cili permban teknologjine me te fundit te perdorur ne Europe per analizat e ndryshme qe zhvillohen mbi produktet per te arritur nje cilesi maksimale .