Historiku

Kantina e Pijeve “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” eshte kantina me e madhe ne vend. Ndodhet ne Kodren e Rrashbullit dhe shtrihet ne nje siperfaqe afro 45,000 m2. Fillimet e saj jane ne vitin 1933, ku u krijua nga nje familje italiane ne Sukth, ku behej perpunimi i thjeshte i rrushit me kapacatitete modeste Ne vitin 1957 filloi ndertimi i Kantines ne kodren e Rrashbullit. Kantina mori nje dimension te ri ne vitin 1960, kohe ne te cilen perfunduan 3 godinat e para, ku u rriten kapacatitet prodhuese. Puna voluminoze e ndertimit vazhdoi deri ne vitin 1987, duke e shnderruar kete kantine ne kantinen me te madhe ne vend.. Prodhimet e Kantines ishin Vera, Konjaku, Ferneti, Rakia dhe pije te tjera. Produktet e Kantines jane vleresuar disa here me çmime ne konkurset kombetare dhe nderkombetare. Ne vitin 2001 u krye privatizimi i Kantines. Ky privatizim i dha nje hov te madh zhvillimit te Kantines. U ngrit shkalla e automatizimit te punes ne Kantine, gje qe ndikoi ne rritjen e cilesise se produkteve. Tani Kantina zoteron nje vresht te saj prej 40 Ha ne zonen e kodrave te Arapajve. I gjithe rrushi qe prodhon ky sektor i Kantines perdoret si lende e pare per prodhimin e vererave te bardha dhe te kuqe. Rrushi vilet ne pjekurine teknike kur perqindja e sheqerit ka arritur mbi 20%. Gama e produkteve te Kantines eshte rritur. Tani prodhohen rreth 13 llojra vererash si psh: Primitivo, Chardonnay, Riesling, Merlot, Shesh i Zi, Shesh i Bardhe, Cabernet, Montepulciano, Malvasia Nera, Malvasia Bianca etj. Gjithashtu Kantina jone prodhon dhe pije te tjera alkoolike si: Skenderbeu Brandy, Bato Brandy, Raki Moskat, Raki Rrushi, Fernet, Ponç Portokalli, Nekar Primitivo, likera te ndryshme, uthull te bardhe dhe te kuqe si dhe Uthull Balsamico.