MIRËSEVINI!

ATY KU TRADITA DHE PASIONI BASHKOHEN NË NJË

Në vitin 2001 kantina pijeve “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” Sha u privatizua dhe që nga ajo kohë kanë nisur investimet në drejtim të përmirësimit të teknologjisë si dhe në futjen e linjave të reja automatike për mbushjen, ambalazhimin, etiketimin e pijeve alkoolike me një konfiguracion krejt të ri, me shishe 0,2; 0,5; 0,7; 0,75 litërshe. Investimet janë kryer në përmirësimin sipas standardeve bashkohore të sistemit të furnizimit me ujë, avull, energji elektrike si dhe në automatizimin e linjave të përpunimit të rrushit si dhe të ambalazhimit të produkteve tona.
Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” është ndër të paktat kantina në Shqipëri që po merret me kultivimin e rrushit. Në zonën Arapaj të rrethit të Durrësit janë rreth 36 ha tokë ku gjenden të kultivuara varietete të ndryshme të rrushit si: Trebiano, Sangiovese, Cabernet Sauvignon etj, të mbajtura nën mbikqyrje të vazhdueshme edhe nga specialistë perëndimorë.
Gama e produkteve tona janë frut i një pune të gjatë dhe kërkuese të një ekipi profesionist dhe krijues. Synimi ynë është ruajtja e traditës dhe përmirësimi jo vetëm i teknologjisë së përpunimit të rrushit por edhe aplikimi i njohurive bashkohore në këtë fushë.